Sot 5 humbje jete nga Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 411 raste të reja me Covid-19 dhe 5 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885. Në total numri i rasteve aktive është 6.509

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës. Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 13:24