Harruan t’i jepnin çmimin, Donaldi “proteston” në finale: Më jepni 10 mijë euroshin tim (VIDEO)

Ilir Shaqiri është fituesi i parë i “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme, ai arriti të merrte plot 100 mijë euro, ndërsa tre finalistët e tjerë kanë marrë nga 10 mijë euro.

Në momentin kur Donaldi hyri në studio, moderatorja Arbana Osmani harroi që t’ia jepte çekun e tij, por ai nuk ngurroi që t’ia kujtonte.

Ishte pikërisht çasti kur Arbana po i jepte çekun e madh Ilirit, kur aktori i thotë Osmanit që t’i japë edhe atij 10 mijë euroshin që i takon.

“Më jepni dhe mua atë 10 mijë euroshin se i harroni këto të voglat, se do bëj kuzhinën me këto”, ka thënë Donaldi, të cilit me shaka Arbana i tha: “Nuk ti kam mbajtur”.


Shtuar 19.02.2022 13:46