Real Madridi po vlerëson rikthimin e Reguilon 

Sergio Reguilon mund të ketë një mundësi të re te Real Madridi. Largimi i Marcelos dhe mungesa e opsioneve tërheqëse për të forcuar repartin e majtë, e shtynë lojtarin e Tottenhamit të shikojë sërish kryeqytetin e Spanjës.

Ai nënshkroi me Spurs në verën e vitit 2020 në këmbim të 30 milionë eurove, por Real Madridi mbajti një opsion blerjeje për këtë verë të ardhshme prej 45 milionë eurosh. Kjo do të thotë që nëse ata e paguajnë atë shumë, do ta rikuperojnë dhe duke parë se si është tregu, mund të jetë një nënshkrim më se fitimprurës.

Reguilon do të pranonte të kthehej në Madrid pa asnjë dyshim, dhe duke qenë se ka dalë nga skuadra e të rinjve, kthimi në klubin e zemrës së tij është diçka e panegociueshme. Ancelotti duhet të japë ok, por i pëlqen ideja dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të “rrëzojë” Mendy nga njëmbëdhjetëshen titullar.

Sipas informacioneve, Tottenham, përmes drejtorit të tij sportiv Fabio Paratici, tashmë është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. /albeu.com


Shtuar 16.02.2022 10:51