Skenë filmash në Kavajë, 45-vjeçari plagos kushëririn e ish-gruas, merr peng taksistin dhe e terrorizon me thikë! Në fund grabit edhe karburantin

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e pazakontë e ndodhur këtë të mërkurë në Kavajë.

Burimet bëjnë me dije se protagonisti kryesor Astrit Pukameka në një kohë të shkurtër ka kryer dy plagosje në vende të ndryshme.

Në rrugë kryesore ai ka hasur kushëririn e ish-gruas së tij. Për arsye ende të paqarta ai e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.

I zhvendosur pak metra më tutje ai ka ndaluar një taksi. Për të vazhduar më tej planin e tij ai ka marrë peng taksistin Arjan Shaun. Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet dhe ka tentuar që të largohet. Autori i ka bërë presion me thikë dhe ka urdhëruar që ta çojë në destinacionin që ai dëshiron. Gjatë rrugës ka hasur në kundërshtinë e taksistit por autori pasi ka arritur në pikën e karburantit e ka plagosur para se të zbresë.

Pengun e la në taksi kurse vetë është futur te pika e karburantit. Me thikë në dorë u ka kërkuar lekët në të kundërt u ka thënë se do t’i vërë flakën karburantit.

Shitësit të karburantit i ka marrë xhiron ditore pre 120.000 lekë të rinj./abcnews.al