Klopp: Ndaj Interit duhet të luajmë në maksimumin tonë pasi janë një ekip i madh

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur në prag të ndeshjes kundër Interit.”Nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Shpresoj të arrijmë të dominojmë lojën.

Interi mbrohet mirë dhe ka kundërsulme të rrezikshme, kështu që ne duhet të jemi të kudesshëm. është një ekip i fortë, e kam ndjekur shumë këto dy vite. Janë të përgatitur mirë, me disiplinë, karakter dhe nuk dorëzohen.

Ne duhet të mos lëshojmë terren dhe të menaxhojmë lojën, kështu do të arrinim të merrnim një fitore. Do të përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm dhe kështu duhet të bëjmë një ndeshje të jashtëzakonshme”, është shprehur Klopp./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.02.2022 15:37