‘Ky qenka i çmendur’. Nga Lushnja rrëmben doktoreshën e Prishtinës, historia plot dashuri

Ata janë rasti kur dashuria mes dy njerëzve kalon çdo sfidë, duke qëndruar të përqafuar dhe krah njeri tjetrit për t’i kapërcyer ato në çdo kohë. Po ashtu janë rasti kur Kosova dhe Shqipëria janë një. Gjithçka për Altinin dhe Fatmirën do të niste me pushimet e verës, të cilët ishin duke i kaluar në Shqipëri. Një moment ogur mirë për çiftin sepse që aty nisi rruga e gjatë e dashurisë dhe atyre që neve i themi “flutura në stomak”. Sot në ‘Abc e Pasdites’ me Erma Peçi çifti tregoi për herë historinë e tyre të dashurisë, marrjen e vendimit për të jetuar të dy në Lushnje.

“Unë isha me pushime në Durrës, Altini po ashtu ishte për pushime nga Italia me shokët e vet dhe u takuam aty rastësisht. Menjëherë si u takuam ai tha  “unë jam i gatshëm që të martohem me ty”. Të them të drejtën thashë kjo gjë s’është e mundur, ti nuk e di kush jam unë, as nga rrjedhi, as nga vij, nuk e din as çfarë profesioni kam dhe në fakt nuk i besova fare”, tha Fatmira.

Ndërkohë Altini tha: “Një rrufe në qiell të hapur. Këto nuk dalin vetëm për të dalë por nga zemra”.

Duhet të kalonin 6 vite që doktoresha t’i thoshte ‘Po’ altinit dhe ta kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë.  Fatmira me profesion kardiologe prej kohësh punonte në spitalin e Prishtinës, ndërkohë Altini prej 30 vitesh kishte ndërtuar jetesën e tij në Milano të Italisë. Megjithatë të dyve do t’iu duhej të vendoseshin përfundimisht në Lushnje, pas kërkesës që spitali i këtij qyteti bëri për ta pasur pjesë të stafit të saj.  Bashkëjetesa mes tyre sigurisht nuk mund të kalonte pa pasur “vështirësitë” apo “përplasjet” e traditave kryesisht ato fetare apo edhe në pritjen e mysafirëve dhe qerasjen e tyre me alkol apo jo.

Në këtë intervistë të bukur, sikur një skenar filmi, nuk mund të mos ndaleshin tek pika e bashkimit kombëtar. Doktoresha kishte një qëndrim të sajën se nëse do të bëhej një referendum në Kosovë të gjithë shqiptarët do ta votonin, ndërkohë që kishte dyshime dhe dilema nëse ky referendum do të bëhej në Shqipëri, ndërkohë që Altini tha të kundërtën.


Shtuar 17.02.2022 18:15