Media serbe: Njohja nga Serbia, e vetmja zgjidhje për Kosovën
Pëlqej
Zgjidhja e vetme dhe afatgjate e zgjidhej së krizës së Kosovës do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës, shkruan në gazetën e sotme “Politika” të Beogradit kolumnisti Boshko Jakshiq, transmeton Koha.net.

Ai në shkrimin e vet ka tërhequr vërejtjen se kjo gjë tash për tash është e pamundur dhe propozon që Serbia të japë pëlqimin që Kosova të marrë ulëse në Kombet e Bashkuara dhe t’i hapë dyert e të ardhmes në BE.

"Zgjidhja e vetme e drejtë dhe afatgjate e krizës së Kosovës, që do të pamundësonte “fëmijët tanë të vriten gjatë 10, 20 ose 100 vjetëve’ siç tërheq vërejtjen Aleksandar Vuçiq, do të ishte njohja e Kosovës", saktëson Jakshiq.

Meqë kjo tash për tash është joreale, e nga Beogradi ende askush nuk e kërkon njohjen formale, Jakshiq propozon që "Serbia të jap pëlqimin që Kosova të marrë ulësen në KB, asgjë më shumë, dhe kështu ta heqë nga vetja barrën e të kaluarës dhe t’i hapë dyert e BE-së për të ardhmen.”

"Po ashtu propozoj që Beogradi te bashkësia ndërkombëtare të fillojë iniciativën që bisedimet e Brukselit të afatizohen me kohë në mënyrë që ato të mos e kenë fatin e dekadave të procesit paqësor izralito –palestinez”, ka sqaruar Jakshiq.

Sipas vlerësimit të tij, temat negociues kaherë janë precizuar, por që të arrihet epilogu i suksesshëm, thotë ai, është e domosdoshme mbikëqyrja e më e fuqishme.

Dikush më i fuqishëm nga sharmantja e ligshtë Federica Mogherini, thotë Jakshiq, i cili mendon se duhet një stimul i fuqishëm për dialogun që duhet të jetë garanci nga BE- e Serbia e Kosova do të hyjnë në Union por që edhe hyrja do të afatizohej.

Të themi, jo më pak se dy vjet, thotë Jakshiq duke u pyetur nëse kryetari është i gatshëm për një depërtim të tillë.

Jashiq në fund konstaton se “do të ishte logjike që së pari nga kryetari të dëgjojmë çfarë ai planifikon”
Shtuar më 04/08/2017, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori