“Tani po shikoj çfarë bëhet këtu jashtë”, Donaldi flet pas finales së BB VIP: Ja ku e kam fitoren time (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e Big Brother VIP, në të cilën u shpall edhe fituesi i cili rezultoi të ishte Ilir Shaqiri.

Balerini fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Përballë tij, ‘kokë më kokë’ në finalen e madhe ishte aktori i humorit, Donald Veshaj, i cili i ka dhënë emocion dhe ka mbërthyer para ekraneve gjithë shqiptarët, me energjinë dhe pozitivitetin e tij.

Pas mbylljes së spektaklit Donaldi shfaqet krahë mikut të tij, ndërsa shprehet:

“Tani po shikoj se çfarë bëhet jashtë, realisht më duket e pabesueshme. Ju dua shumë edhe ju puth fort të gjithëve. Unë fitoren time e kam”, është shprehur aktori.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe.

Ndërkohë kujtojmë se katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut mori 100 mijë euro.


Shtuar 19.02.2022 19:31