Kriza në Ukrainë, Putin mbledh kabinetin e sigurisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbledhur kabinetin e tij të sigurisë për të diskutuar përgjigjen e SHBA-së ndaj kërkesave të Moskës në lidhje me NATO-n, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas BBC

Peskov nuk dha detaje të mëtejshme rreth takimit. Të enjten, ministria e jashtme e Rusisë tha se Uashingtoni “nuk dha asnjë përgjigje konstruktive” ndaj kërkesave ruse, duke kërcënuar se do të ndërmerte masa “ushtarake-teknike”.

Diçka e tillë nënkupton vendosjen e kufizimeve ndaj Ukrainës, të tilla bllokimi i porteve.


Shtuar 18.02.2022 12:29