Nuk ka fitues në Camp Nou mes Barcelonës dhe Napolit (VIDEO)

Ka përfunduar 1-1 super përballja mes Barcelonës dhe Napolit, e vlefshme për raundin e 16-të të Ligës së Evropës.

Napoli që kaloi në epërsi përmes Piotr Zielinski që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Elmas (29′), me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Barcelona vazhdoi të sulmonte gjatë gjithë kohës dhe gjeti golin përmes Ferran Torres që shënoi nga penalltia (58′).

Kualifikimi mbetet i hapur në ndeshjen e kthimit që do zhvillohet në “Diego Maradona”. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 20:52