6 Marsi, Rama: Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast

Kryeministri Edi Rama edhe në SHBA ka folur për kreun demokrat Lulzim Basha. Rama u shpre se në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit Basha nuk do të fitojë asgjë sepse, sipas tij, do t’i qëndrojë besnik profilit të tij të humbësit

“Nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë, do t’i qëndrojë besnik profilit të vet”, tha Rama.

Shefi i qeverisë komentoi edhe aleancën Berisha-Meta, për të cilën tha se nuk është potenciale, është reale.

Rama shtoi se, do të vazhdojë të intensifikohet sa më shumë që të ngjajnë në kuptimin e tyre për globin./albeu.com


Shtuar 16.02.2022 11:43