Basha fut në një “thes” Ramën dhe Berishën: Ata janë regjimi dhe paterica, ne jemi shumica

Gjatë fjalës së tij për mediat pas daljes nga Kuvendi, kryedemokrati Basha ka deklaruar se Komisioni ka arritur të zbërthejë mekanizmin si janë vjedhur paratë.

Akuzat ndaj Edi Ramës, por edhe ndaj “Shtëpisë së Lirisë” vazhdojnë në mënyrë permanente nga ana e Bashës, i cili në këtë rast e ka akuzuar Kryeministrin se merr në mbrojteje një aferë korruptive kriminale.

Në fund ai shprehet se janë ndarë qartësisht në dy grupe, regjimi  dhe paterica e regjimit dhe grupi i dytë PD dhe shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Pse është i rëndësishëm Komisioni, ju e dini që ne kemi 6 vite që e denoncojmë, komisioni ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur këto para, skenar i denjë pqër mafian. Ku janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit, siç ishte dhe dëshmia që inceneratori i Elbasanit u prokurua pa prokurim. A do të ndodhte kjo pa përfshirjen e Edi Ramës? Përgjigja ishte qesharake? Që do ta pësojë kush ka lyer gishtin pas kurrizit të qeverisë.

Edi Rama merr në mbrojtje një aferë korruptive kriminale.

Bëni një eksperiment, sa kohë do që të miratohet një Vendim i Këshillit të Ministrave, dhe që të na e thojë Edi Rama se si kjo mund të bëhet për 8 orë. Pyetja më kryesore: a mund të ndodhin këto pa dijeninë, miratimin dhe përfitimin e Edi Ramës.

Ka tre grupe, shqiptarët dhe PD që po e denoncojnë pa ndërprerje.

Opinioni publik është njoftuar se kjo është një skemë e strukturuar, e ka kuptuar po kështu që këta njerëz në fakt nuk janë pronarët e vërtetë, por janë politikanët. Koka është bishti, është gjysma e kabinetit.

Grupi tjetër janë ata që janë kapur me presh në duar, ata që jabë në krye të qeverisë, ata që sa herë që ne denoncojmë ata dalin dhe flasin për gjithçka, targeti i preferuar janë sulmet nda PD.

Faktori i tretë nuk është pjesë e PS, por duan njësoj të heqin vëmendjen. Ata që kanë dalë sot nja tre katër herë para jush dhe duan të tërheqin vëmendje. Ka një palë ti interesojë të vërtetës deri në fund, dhe dy palë të tjera, një që do ta çojë deri në fund, dhe tjetra do që ta minimizojë.

Çdo ditë do të dëgjoni nga një akuzë të re, ose të vjetrat që riciklohen, duan të heqin vëmendjen nga beteja që ne po bëjmë në emër të interesit publik. Nuk kursejnë asnjë shpifje dhe asnjë gënjeshtër.

Jemi ndarë qartësisht në dy grupe: regjimi dhe paterica e regjimit, dhe grupi i dytë PD dhe shqiptarët. /albeu.com

 


Shtuar 17.02.2022 13:15