Konfirmohet nga policia, ky vend është kryeqendra ku “lulëzon” trafiku u kanabisit në Evropë

Policia Spanjolle pas një studimi arriti në përfudimin se, epiqendra e tregut të paligjshëm të marjuanës në Evropë është Katalunja.

Autoritetet vendase raportojnë që prej mëse një viti ka lulëzuar kultivimi i kanabisit në mjedise të mbyllura. Vetëm në vititn 2021, policia mbylli 662 plantacione në apartamente dhe u konfiskuan rreth 9 ton cannabis.

Zona ku lulëzon ky treg është Katalunja, ose pjesa verilindore e Spanjës. Policia bën të ditur se në përputhje edhe me laboratorët e gjetur kanë qënë edhe shpenzimet e larta të energjisë elektrike dhe lidhjet apo rregullimet e lidhjeve për të mundësuar pikërisht rritjen e bimëve.

Policia Spanjolle deklaroi gjatë aksionit të fundit para disa orësh se zgjerimi i kultivimit në banesa i kanabisit është rritur në mënyrë eksponenciale, duke e kthyer këtë rajon në epiqendren e kontinentit.

Pikërisht për këtë arsye po mendohet një bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera për tw frenuar tregtinë e paligjshme.


Shtuar 18.02.2022 11:19