Presidenti serb Vuçiç nderon me medalje aktorin Johnny Depp, zbulohet arsyeja

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka vlerësuar me medalje aktorin e Hollyëood, Johnny Depp.

Pikërisht për këtë ditën e djeshme u zhvillua një ceremoni në kryeqytetin serb, Beograd.

Ai u nderua për ‘meritat e shquara në aktivitetet publike dhe kulturore, veçanërisht në fushën e artit filmik dhe promovimin e Republikës së Serbisë në botë’.

Sipas mediave serbe, Depp ka qenë i përfshirë në disa projekte të lidhura me Serbinë vitet e fundit, duke xhiruar skena në Beograd.

“Falenderoj presidentin Vuçiç dhe këtë medalje, nëse më jepet nderi ta marr me vete, ju falënderoj që ma dhuruat. Unë jam në prag të një jete të re dhe më pëlqen, më pëlqen një rifillim. Dhe do të doja që ky fillim të niste këtu”, u shpreh aktori./albeu.com/