“Më zgjoi Beni u ngrita”, Beniadës së Big Brother i dedikohet polifoni labe (VIDEO)

Teksa finalja e big brother VIP është fare pranë, një grup polifonik kanë kënduar një këngë për konkurrenten Beniada Nishani.

Ishte Poni ajo që e nisi siparin e këngëve për modelen dhe pas saj ka qenë Klajdi Musabelliu, i cili ka krijuar një këngë polifonike për modelen, të cilën e ka ndarë në Instagram.

“Një mëngjes

pa zbardhur drita

Më zgjoi Beni u ngrita,

Ish finalja ishte dita,

Ajo që shkëlqen si drita..

Dale moj Dale,

Dale se të duam shumë,

Forca Moj Beni,

Zemrat për ty rrahin shumë”, janë fjalët që këndohen.

Kujtojmë që kënga e Ponit, “Vajzë shqiptare” e emocionoi shumë Beniadën, e cila nisi të qante nga lumturia./albeu.com/


Shtuar 18.02.2022 18:46