Momenti kur ministri ukrainas shtrihet në tokë për t’u shpëtuar predhave nga radikalët pro-rusë (FOTO LAJM)

Ministri i Brendshëm i Ukrainës u detyrua ulej në tokë për t’u mbrojtur nga predhat e separatistëve pro-rusë.

Sulmet ndodhën gjatë një vizite që ai zhvilloi në vijën e parë të konfliktit tetë-vjeçar me separatistët pro-rusë të shtunën.

Gazetarët që shoqëronin ministrin, Denys Monastyrsky thanë se zona u vu nën breshëri të befasishme gjatë vizitës së ministrit për t’u takuar me trupat dhe për të inspektuar zhvillimet pranë Novoluganske, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore./albeu.com/