“S’do të jetë aspak e lehtë ndaj Italisë, ata luajnë futbollin më të bukur”

Dries Mertens ka thënë se sfida Belgjikë vs Itali do të jetë ndeshje speciale për të.

Ai ka qenë në Itali për shumë vite te Napoli dhe e konsideron atë vend si shtëpi të dytë.

Italia dhe Belgjika do të përballen në çerekfinale të Euro 2020 të premten nga ora 21:00.

“Është ndeshje speciale për mua, kam qenë për shumë vite atje, nuk më ndihmon kjo, por është speciale”, tha fillimisht sulmuesi i Napolit në konferencë për media.

“A ndihem italian?, Pak po. Ndoshta bëj gjeste si ndonjë italian. Më pëlqen të bëjë shaka, Napoli është qytet i mrekullueshëm dhe më lumturon”.

“Italia luan futboll të bukur, ekip që i ka impresionuar të gjithë në këtë turne. Kanë skuadër të mirë dhe kanë luajtur futbollin më të mirë në fazën e grupeve. Askush nuk e priste që Italia të ishte kaq e fortë”.

“Rreziku do të vijë nga e gjithë Italia. Ata e dinë se çfarë po bëjnë, nuk pranojnë gola dhe shënojnë shumë. Të gjithë i kanë parë ndeshjet e tyre, mënyrën se si luajnë. Ata me të vërtetë luajnë si ekip”.

A është treni i fundit për këtë gjeneratë të artë të Belgjikës që të fitojë trofeun, pasi iu afrua Botërorit në vitin 2018?

“Nuk mendoj. Duhet të jemi realist, kemi shanse dhe nuk është aspak e lehte, por nuk mendoj se është mundësia jonë e fundit”.


Shtuar 1.07.2021 08:44