Një plumb në kokë e një në zemër, maskat ekzekutojnë shqiptarin në Francë

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë. Mediat vendase shkruajnë se viktimë ka mbetur një shqiptar I ekzekutuar me një plumb në kokë dhe një në zemër.

Siç shkruajnë mediat vendase, shqiptari 60 vjeç është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në mes të rrugës.

Deri më tani nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e shqiptarit, por forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy autorët janë në arrati.

Mediat shkruajnë se po hetohet në lidhje me konfliktet me grupeve shqiptare në Strasburg edhe pse viktima nuk ishte me precedentë penalë.

Një dëshmitar ka treguar se ka parë dy burra me maska dhe kapele dhe pasi qëlluan për vdekje shqiptarin, ikën me një makinë, e cila u gjet e djegur më vonë. /albeu.com/

 


Shtuar 30.06.2021 13:49