Ja shteti me pagat më të larta në Evropë
Një studim i realizuar ka konstatuar se edhe përkundër kostos së lartë të jetesës dhe edhe pasi të hiqen tatimet nga pagat, sërish të ardhurat reale të fituara në Zvicër janë më të lartat në gjithë Evropën.

Në krye të listës së të ardhurave janë ato të ekspertëve dhe të drejtuesve të nivelit të mesëm.

Kështu, mesatarja e pagave të ekspertëve në Zvicër është 102.060 franga në vit ndërsa e drejtuesve të nivelit të mesëm 176.996 franga, shkruan srf.ch, transmeton albinfo.ch.

Në këto dy kategori sidomos por edhe në të gjitha kategoritë tjera, zviceranët janë në vetë kreun evropian të fitimeve.

Shtetet që për nga lartësia mesatare e pagave vijnë në radhë menjëherë pas Zvicrës (me 102060 franga), fitimet e kategorive të përmendura më lart janë për mbi 20 për qind më të ulëta.

Bëhet fjalë për vende si Danimarka (me 72.984 franga) dhe Luksemburgu (me 68109 franga) që sipas kriterit të të ardhurave për ekspertët vijnë në vendin e dytë dhe të tretë pas Zvicrës.

Sa u përket personave drejtues të nivelit të mesëm, pas Zvicrës (me 176.996 franga) vijnë Luksemburgu (me 139.917) dhe Gjermania (me 127.039 franga)./albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori