Nuk pritej! Basha mund Ramën edhe në përballjen televizive, shihni shifrat e ndjekjes në kohë reale (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha patën përballjen reale në dy televizionet më të ndjekura në Shqipëri.

Por kush fitoi në përballjen e sotme? 

Kryedemokrati Basha u ndoq nga 23 mijë e 600 persona përmes platformës Facebook, ku po transmonte LIVE emisionin “Open”, ku ishte vetë i ftuar.

Kryeministri Rama ndiqej nga 15 mijë e 300 persona. Krahasimi i shifrave tregon qartë se Basha e ka mundur Ramën dhe pse Rama është një ndër njerëzit më të ndjekur në Facebook në Shqipëri. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.04.2021 22:55