Zbrazet Tirana, pasunarët arratisen jashtë për festa
Pëlqej
Edhe pak orë na ndan nga ndërrimi i viteve dhe shumëkush e ka zgjedhur se ku do e kalojë atë.

Disa do të argëtohen, të tjerë do të shfrytëzojnë këtë moment ku njerëzit nuk kursehen për të bërë bines dhe për të marrë fitimet e munguara gjatë vitit.

Por cilat janë vendet më të preferuara. Monitor ka bërë një sondazh me agjencitë turistike dhe disa prej lokaleve kryesore në kryeqytet.

Tendenca që prej disa vitesh ka nisur te shqiptarët është ajo e kalimit të natës së ndërrimitviteve në një bar-restorant, brenda ose jashtë vendit.

Muzika live, menuja e ushqimeve festive, si dhe pijet për të bërë “Gëzuar” janë pjesë e një pakete që tundon familjet që kanë mundësi më të mira ekonomike.

Ndërsa ata që nuk kanë, vijojnë ta festojnë në shtëpi. Ashtu sikurse shtëpia mbetet alternativë e mirë edhe e personave që nuk janë të afeksionuar nga festat dhe të festuarit jashtë.

Në një bisedë me Monitor me disa nga restorantet kryesore në kryeqytet që ofrojnë evente për natën e ndërrimitviteve, thuhet se nata festive kushton nga 7 mijë lek për person deri në 14 mijë në hotelet apo restorantet luksoze. Në pagesë përfshihen: ushqim, pije dhe shijimi i muzikës.

Sipas tyre, prenotimet këtë vit janë në të njëjtën tendencë si një vit më parë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se një pjesë e tyre kanë udhëtuar jashtë.

Sipas agjencive turistike, destinacionet më të preferuara këtë vit kanë qenë rajoni: Budva, Dubrovniku, që shquhen për organizimin e festave gjatë natës së ndërrimitviteve.

Nga ana tjetër, preferohet shumë destinacionet e bardha. Pra, Kolashini, Mavrova etj., të cilat joshin më tepër të rinjtë, të cilët më çmime të leverdisshme preferojnë të kalojnë 2-3 ditë duke kryer edhe një aktivitet të kërkuar, si ski.

Kontigjenti i të rinjve janë ata që preferojnë atë formulën e njohur tashmë “deri në mesnatë në shtëpi, më pas në bar”. Për zgjedhje të tilla, gjatë të cilave festa në lokale kalohet kryesisht me shoqërinë, më tepër funksionon skema e pagesës së hyrjes në një club, rreth 1 mijë lek, e cila shoqërohet me një ose dy pijë falas.

Një tjetër formë prenotimi që të rinjtë kanë bërë edhe këtë vit, sipas disa clubeve në kryeqytet, është prenotimi i tavolinës, që shkon deri në 20 mijë lek.

Në natën e ndërrimitviteve, një tjetër zgjedhje që do të bëhet është ajo që pritet të zhvillohet në sheshin Skënderbej. Aty do të mbahet një koncert ku do të performojnë këngëtarë të njohur, do të nisë 22:30 dhe qytetarët do t’i kalojnë orët e fundit të 2017-ës me një atmosferë festive. /Monitor/
Shtuar më 29/12/2017, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori