Zbardhet ligji i ri, Qeveria “spiunë” në biznese dhe administratë
Pëlqej
Qeveria ka vendosur të krijojë një strukturë të re "spiunazhi" për administratën e saj dhe biznesin privat. Gazeta "Panorama" zbulon ligjin e ri, ku njerëzit të cilët do të japin informacion për veprimtarinë e "errët" të institucioneve dhe bizneseve, janë quajtur "Bilbilfryrës".

Një term anglez, që në shqip, por edhe sipas veprimtarisë që ato do të bëjnë sipas ligjit, quhen informatorë apo në zhargon "spiunë". Ligji i ri përcakton edhe pagesën e "bilbilave", të cilët do të përfitojnë një pjesë të dëmit apo aferat që ato do të zbulojnë.

LIGJI

Sipas nismës së re, në çdo institucion do të ngrihet një departament i veçantë për "spiunimin". Po ashtu, sipas parashikimeve ligjore, edhe kompanitë private kanë detyrimin ligjor të ngrenë një strukturë të posaçme për të pritur denoncimet e punonjësve të tyre, të cilëve në çdo rast duhet t’u ruhet anonimati, madje dhe të shpërblehen me një pjesë të vlerës së gjobës apo fondeve që do të përfitohen nga ky denoncim.

Në projektligjin e qeverisë, që po diskutohet në nivel ekspertësh dhe me shoqërinë civile, parashikohet që për “spiunët” të akordohen dhe medalje të posaçme, ose në raste të caktuara të ngrihen në detyrë. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori