Preket Armina Mevlani: Fjalimi i doktorit në dasmë më emocionoi, nuk e prisja

Mbrëmjen e së dielës, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë.

Ata organizuan një dasmë me 300 të ftuar, shumë prej të cilëve ishin të njohur.

Armina ka thënë këtë të mërkurë se dy nga momentet më emocionuese të dasmës së saj, ishin fjalimet e vjehrrit të saj, Sali Berishës dhe të atit, Arben Mevlani.

“Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”, tha blogerja e prekur./albeu.com/