Projekti i Superligës Evropiane nuk ka “vdekur”, El Confidencial zbulon detajet

Duket se UEFA nuk është në dijeni që projekti i Superligës Evropiane ende nuk ka përfunduar.

Edhe pse është raportuar se gara më e re ka mbetur vetëm një projekt në letër, kështu nuk thuhet në raportimin e El Confidencial.

Sipas mediumit, 12 skuadrat themeluese të Superligës Evropiane ende nuk janë tërhequr nga projekti.

Zyrtarisht dihet se vetëm Juventus, Real Madrid dhe Bracelona ende qëndrojnë mbrapa garës, ndërsa nëntë klubet e tjera janë tërhequr.

Mediumi raporton që dokumenti i nënshkruar me 17 prill i firmosur nga Juventusi, Milani, Interi, Man Utd, Arsenali, Chelsea, Tottenhami, Man City, Liverpooli, Reali, Barcelona dhe Atletico është ende në fuqi.

Të gjitha klubet kanë aksione të njëjta në “European Superleague Company” dhe projekti raportohet se do të jetësohet në një të ardhme të afërt.


Shtuar 1.06.2021 13:52