Vlerësimi i Moody’s: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme
Pëlqej
Mbetet në parametra të qëndrueshëm parashikimi i agjencisë së Vlerësimit të Kreditit, Moody’s e cila ka konfirmuar vlerësimin B1 për obligacionet e qeverisë shqiptare.

Në raportin e saj agjencia rendit disa faktorë pozitivë të cilët kanë eklipsuar dobësitë të cilat mund të kishin shkaktuar një vlerësim në rënie. Mes faktorëve të renditur prej saj janë masat e konsolidimit fiskal të ndërrmara nga administrata e re, sipas marrëveshjes së arritur me Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat synojnë përmirësimin e performancës fiskale. Marrja e statusit të vendit kandidat për anetarësim në Bashkimin Europian, është një tjetër faktor pozitiv që hedh themelet mbi implementimin e reformave institucionale dhe mbi tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Sipas kësaj angjencie Shqipëria po ruan me sukses nivelin B1 dhe pritshmëritë janë për një vlerësim pozitiv në të ardhmen.
Shtuar më 13/08/2014, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori