Vjosa Osmani i përgjigjet Albin Kurtit: Oferta jote zhvendos garën brenda koalicionit
Kandidatja e LDK-së për postin e kreut të ekzekutivit në Kosovë, Vjosa Osmani ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili me një letër drejtuar Isa Mustafës kërkonte që posti i kryeministrit të vendoset në bazë të rezultatit zgjedhor.

Osmani thotë se oferta e Kurtit, do ta zhvendoste garën">garën brenda dy partive dhe në mes të votueseve të tyre.

"Përsëri faleminderit për durimin. Ne si LDK kemi vlerësuar të gjithë angazhimin për arritjen e një koalicioni me VV’në. Duam sërish që t’iu bëjmë atyre ofertë për bashkëpunim të sinqertë. Bashkëpunim në mirëbesim, e jo bashkëpunim në garë.

Ajo që ka propozuar LVV e shpien garën">garën në mes nesh, ndërsa ne garën">garën e kemi me PAN-in.

I presim sonte deri në mbyllje të afatit.

Ne nuk mund ta shpiejm garën">garën në mes të votueseve të VV’së dhe LDK’së, dhe në mes meje dhe Albinit.

Kemi tejkaluar deri tani gjithçka. Prandaj i ftoj ata që të rimendojnë këtë casje, dhe ta ndryshojnë nga ajo për garë ndaj njëri tjetrit, në një casje për mirëbesim.

Ta pranojnë ofertën tonë, që të dalim fitues dhe të fitojë e gjithë Republika e Kosovës.

Përgjigjen e kemi thënë qartë, dhe shpresojmë të pranojë ofertën tonë me kandidate të LDK’së.

Sepse një listë pa krye është pa orientim. Qytetarët duhet ta dijnë se për kë votojnë. Cdo casje tejtër e shndërron tërë garën">garën në garë të brendshme. Ne garën">garën e kemi me partinë që e kanë kap shtetin.

Nuk duhet t’ua mundësojmë atyre që të krijojmë një luftë mes aktivistëve tonë.

Ne nuk duhet të bëjmë luftë për njeri tjetrin. Pavarësisht se çfarë bëjnë partitë tjera, ne do të fitojmë. Qytetarët janë bindur që t’i qojnë ata në opozitë", shkruan Osmani.
Shtuar më 30/08/2019, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori