Procesi i Berlinit, Gjana: Nuk solli rezultatin e pritur

Ferdinand Gjana, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar  në A2 ka deklaruar se “procesi i Berlinit ka patur ndikim të padiskutueshëm, pasi vetë takimi me krerët e BE-së ishte i rëndësishëm për t’i mbajtur vendet si Shqipëria më afër Evropës”.

Por, sipas tij, “nga ana tjetër, rezultati nuk ishte sipas pritshmërisë”.

“Ishte një proces shumë pozitiv, por jo i mjaftueshëm. Kishte një konsensus që Berlini ta udhëhiqte këtë proces, por ndodhi ndryshimi i presidencës, e mori Franca, dhe kjo solli stepje të Gjermanisë në kuadër të procesit të Berlinit dhe politikave të tjera. Më pas, Brexit-i frenoi më tej proceset që po zhvilloheshin lidhur me rajonin tonë”, shpjegoi Gjana.


Shtuar 1.06.2021 22:58