Vështirësohen edhe financat e KESH, kërkon rritje çmimi
Kesh
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka parqitur vështirësi financiare dhe për të mbuluar këtë gjë ka kërkuar të rrisë cmimin e enrgjisë që shet.


Sipas gazetës “Shqip”, KESH ka kërkuar zyrtarisht nga Enti Rregullator i Energjisë, t’i rritet çmimi me të cilin shet energjinë te OSSH-ja, nga 1.48 lekë që është për vitin 2010, në 5.03 lekë për vitin e ardhshëm, por vetë drejtori i ERE-së ka deklaruar më herët se nuk ka ndër mend ta rrisë çmimin.

Çmimi prej 1.48 lekësh mjafton për të mbuluar koston e prodhimit të energjisë elektrike me hidrocentrale, por nuk mjafton për të paguar faturat e importit të dritave.

Skema aktuale e tregut të energjisë elektrike, që u krijua pas privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, e ngarkon KESH-in me detyrimin për të furnizuar shpërndarjen me një sasi të caktuar energjie, pavarësisht sasisë së prodhimit në hidrocentrale.


Bilanci i korporatës nuk është publik, por Ministria e Financave thotë se në maj të këtij viti, KESH kreu pagesën e tatimit mbi fitimin në masën 1,147 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), gjë që nënkupton që fitimet e saj për vitin 2010 kanë qenë neto rreth 80 milionë euro.

Si pasojë e kësaj, ERE-ja ia uli çmimin e shitjes KESH-it për t’ia rritur Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Por këtë vit, KESH nuk pati mundësi të prodhonte aq sa në vitin 2010 dhe aktualisht po importon 10 milionë kËh në ditë, me një kosto prej afërsisht gjysmë milioni euro në ditë.

Plotësimi i kërkesës së KESH-it për rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2012 mund ta rrisë çmimin final, që aktualisht është rreth 10 lekë për kËh, në masën 30-40 për qind.
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori