Vendimi, nuk ka më makina të këtij viti nga janari 2019
Pëlqej
Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme, në Ditën pa makina, me grupet e interesit, ministri Blendi Klosi paraqiti para grupeve të interesit projektvendimin e pregatitur nga ministria e tij, në lidhje me importin e makinave të përdorura.

Ministri Klosi bëri me dije se nga 1 janari i vitit 2019">2019 e në vijim, në vend nuk do të lejohet më importimi i automjeteve të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Klosi tha se projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019">2019.

Ai saktësoi se për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.
Shtuar më 22/09/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori