Me faljen e debive të krijuara nga miratimi i Aktit Normativ të 2010-s u duk se ishte mbyllur edhe plaga e ish-ushtarakëve, që u preken nga rillogaritja e
pensioneve.
Por, me sa duket, efektet e ligjit “famëkeq” të 2009-s nuk janë zhbërë plotësisht, pasi ka ende një kategori ushtarakësh, të cilët do t’i nënshtrohen rillogaritjes me të njëjtën formulë që është e përcaktuar në këtë ligj.
Nisur nga rastet e paraqitura për shqyrtim dhe amullia e krijuar në shqyrtimin e këtyre rasteve, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të përbëra nga 12 anëtarë dhe të kryesuar nga Xhezair Zaganjori, kanë dalë me një vendim, duke lënë në fuqi skemën e përcaktuar në ligjin e 2009-s.
Në argumentimin që i është bërë këtij vendimi thuhet se reduktimi i masës së
pensionit të
parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë, që vjen nga zbatimi i kësaj formule, bëhet në emër të një interesi më madhor, sikundër është interesi publik.
Janë mbi 1 mijë ish-ushtarakë që preken nga ky vendim.
Bëhet fjalë për të gjithë ata, që e drejta për përfitim pensioni të
parakohshëm të filluar prej datës 1 janar 1999, deri me hyrjen në fuqi të ligjit nr.1042/2009, por pensioni nuk u është caktuar ende.
SKEMA
Ligji i miratuar në 2009, konkretisht neni 29 i tij, parashikon edhe skemën që do të aplikohet për llogaritjen e
pensioneve për këtë kategori ushtarakësh. Sipas këtij neni, përfitojnë pensionin e
parakohshëm për vjetërsi shërbimi ushtarakët që plotë- sojnë vjetërsinë e shërbimit, përkatësisht 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, dhe të kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç, shkruan Panorama.
Masa e
pensionit të
parakohshëm për vjetërsi shërbimi llogaritet sipas: 50% e pagës referuese, mbi të cilën është derdhur kontributi dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, masa e
pensionit shtohet me 2% të pagës referuese.
Por masa e përgjithshme e
pensionit të
parakohshëm që qartësohet në vendim, nuk mund të kalojë masën e
pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi. Pas indeksimit me 3% që ka hyrë në fuqi nga muaji mars i këtij viti, pensioni maksimal nga 25.270 lekë është bërë 26.028.
NDRYSHIMET LIGJORE
Në këtë çerekshekulli,
ligji “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” ka pësuar disa herë ndryshime.
Ligji bazë ka qenë ai i miratuar në 1991, nga ku ka marrë zanafillë apo i ka edhe fillesat e drejta për pension të
parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve.
Pesë vite më vonë, formula për llogaritjen e masës së përfitimit ndryshoi.
Kjo u reflektua edhe në ndryshimet e miratuara tri vite më vonë, përkatësisht në 1999. Në 2004 do të vinte propozimi i radhës, i cili nuk e përmbysi skemën, por hoqi kufizimin ekzistues asokohe se masa e
pensionit të
parakohshëm do të ishte jo më shumë se masa e
pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.
Një vit më vonë, kufizimi u rivendos sërish. Masës së
pensionit të
parakohshëm i vihej kufizimi maksimal, që ishte katërfishi i
pensionit bazë. Ndryshime u bënë edhe në 2006, të cilat kaluan në sitën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit kërkoi rishikimin e ligjit.
I radhës ishte
ligji i 2009-s, i cili parashikonte edhe rillogaritje të
pensioneve. Kjo nismë penalizoi 35% të ushtarakëve që kishin dalë në pension. Këta të fundit u shpallën debitorë dhe duhet t’i kthenin shtetit çdo muaj 20 deri në 25% të pagës së tyre mujore.
Sërish çështja kaloi në Kushtetuese, e cila nuk e rrëzoi ligjin, madje as Aktin Normativ të miratuar një vit më pas, me argumentin se
ligji unifikon kushtet dhe masën e përfitimeve suplementare të disa kategorive përfituesish dhe është në shërbim të interesit publik.
Ligji i ri qeverisë “Për faljen e detyrimeve që kanë ish-ushtarakët në skemën e
pensioneve suplementare nga rillogaritja e
pensioneve”, miratuar një vit më parë, ka amnistuar të gjitha këto detyrime të akumuluara për rreth 5425 ish-ushtarakë./Albeu.com/
Shtuar më 15/04/2017,
ora 16:22