Varrëzë ëndrrash ky vend! Shumica dërrmuese e doktorantëve, të papunë
Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë.

Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë atë me nivelin e mesëm profesional. Kjo kategori zë vetëm 10 për qind të totalitpapunëve.

Të arsimuarit e nivelit 8-9 vjeçar përbëjnë armatën më të madhe te të papunëve ne vend, duke zënë 34.5 për qind të totalitpapunëve në vitin 2018">2018.

Më pas peshën më të lartë në papunësi sipas nivelit e arsimor e kanë ata që kanë mbaruar gjimnazin me 32 për qind të totalit.

“Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë”, raporton “Monitor”.

Në vitin 2018">2018 krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë është rritur me 2,6 pikë përqindje.
Shtuar më 13/05/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori