Ulet kërkesa e individëve për marrjen e një overdrafti
Pëlqej
Banka e Shqipërisë ben te ditur se gjate vitit 2013">2013, kërkesa e individëve për marrjen e një overdrafti u ul në 8.2 miliardë lekë, ose 4.3% krahasim me një vit më parë.
Sipas BSH-se, shkak i interesit të individëve për marrjen e kësaj kredie, mund të jenë interesi i lartë që duhet paguar për të, apo nevojat financiare që vetë individët kanë për një kredi të caktuar.

Ndërkohë që numri i individëve që marrin overdrafte ka pësuar rënie, bankat raportojnë se është rritur numri i kredive të dhëna për individë, me rreth 0.3 %, shkruan ATA.

Në fund të vitit 2013">2013, kredia afatgjatë vijon të ketë peshën kryesore në totalin e portofolit të kredisë (48.1%), duke u ndjekur nga kredia afatshkurtër (34%) dhe në fund nga kredia afatmesme (17.9%). /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori