Romelu Lukaku: Do të bëj gjithçka për Interin, shpresoj të qëndroj këtu

Për Romelu Lukakun rikthimi për herë të dytë tek Inter, nuk nisi ashtu siç duhej. Me një dëmtim në fillim të sezonit e një Botëror, që duhet harruar, tashmë shtatlartit belg duhet të fillojë të mendojë se si do arrijë “rrugën” e rrjetës për Interin.

Në një intervistë për Sky Sport, Lukaku e shpreh haptazi dashurinë e tij për fanellën “zikaltër”, ku tha se shpreson të qëndrojë dhe në të ardhmen në Milano.

“Shpresoj të qëndroj në të ardhmen. Do të bëj gjithçka për Interin, tani ajo që më ka mbetur është të jap gjithçka me pjesën tjetër të ekipit për të fituar. Dhe pastaj do të shkojmë të flasim për situatën me Chelsean.”,- u shpreh sulmuesi shtatlartë belg.  /albeu.com


Shtuar 1.01.2023 16:18