A do të përdorë Putin armë taktike bërthamore? Biden: Nuk e besoj

Joe Biden thotë se nuk beson se Vladimir Putin do të përdorte një armë taktike bërthamore në luftën me Ukrainën.

Duke folur për CNN, Presidenti i SHBA tha “Epo, nuk mendoj se do ta bëjë” kur u pyet se sa realiste ishte një perspektivë.

Doktrina bërthamore ruse lejon përdorimin e asaj që njihet si një armë bërthamore taktike, një shpërthim i kufizuar bërthamor, që të vendoset në një konflikt konvencional për ta bërë armikun të tërhiqet./albeu.com