Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 29-vjeçari shqiptar

Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë ku një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion.

29-vjeçari u dërgua në spitalin Polygyros por me gjatë rrugës i ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia. Makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria, siç raporton është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar, raportojnë mediat greke.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar të riun në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku ka konstatuar vdekjen.

Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Qarkullimit të Poligyros.