Jul Deda ironizon keq Ramën: Respektoni budallenjtë!

Vendimi i qeverisë Rama për të ndaluar muzikën në cfarë do lloj ambienti pas orës 20:00, ka shkaktuar polimika dhe kritika të ashpra.

Aktori i humorit Julian Deda ka ironizuar dhe ka kritikuar qeverinë, me sarkazëm, mbi vendimin e saj për të ndaluar aktivitetet muzikore dhe kulturore, pas orës 20:00.

Julian Deda pas këtij vendimi përmes një statusi në Facebook, tha fillimisht se, “sapo e arrestuan njërin në mes të rrugës. Po këndonte me vete…!”

Sot aktori ka ndarë një video, ku dëgjon muzikë dhe sërish ironizon vendimin e qeverisë.

“Duke respektuar rregullat e budallenjve…!”, shkruan ai krahas videos.


Shtuar 22.07.2020 20:15