Temperaturat 22 gradë, si parashikohet moti për sot

Dita e sotme ka nisur me diell dhe në bregdetin shqiptar do të mbizotërojnë kthjellimet. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të paraqitet me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim të përkohshëm por nuk do të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C./albeu.com


Shtuar 27.10.2021 08:06