Toyota rrit fitimet, yeni i fortë ul pritshmërinë
Pëlqej
Toyota
Toyota raportoi për të dytën herë këtë vit, parashikimet mbi fitimet duke deklaruar se incentivat shtetërore po ndihmojnë rritjen e shitjeve të modeleve hibride ndërkohë që monedha vendase japoneze, yen, me palëvizshmërinë e saj në nivele të larta kundrejt dollarit amerikan po pengon zhvillimin e kompanisë pasi ka ulur ritmet e eksporteve. Sipas presidentit të kompanisë, Akio Toyoda, objektivi kryesor i biznesit në vitet në vazhdim është përmirësimi i faktorit cilësi si dhe kontrrolli I vazhdueshëm i kënaqësisë konsumatore nga produktet Toyota.

Sipas studimit të agjensisë Thomson Reuters, Toyota parashikon një fitim operacional prej 495.6 miliard yen ose rreth 4.71 miliardë dollar për vitin 2010, ndryshe nga parashikimet e mëparshme të cilat deklaronin fitime prej 330 miliard yen. Toyota ishte e vetmja kompani e cila shpalli rezultate negative të shitjeve gjatë muajit tetor në Shtetet e Bashkuara.

Sipas analistëve, përveç uljes së eksporeteve japoneze në kontinentin amerikan arsyeja tjetër e uljes së fitimeve nga shitjet të Toyota-s është dhe integrimi i fuqishëm në treg i dy ndër konkurentet kryesorë të saj si Hyundai dhe Volkswagen. Në anën tjetër, në Japoni, shitjet janë drejt rritjes me 25% si pasojë e angazhimit të qeverisë për të blerë makinat e gjelbra të Toyota-s. Për sa i përket aksioneve të kompanisë ato kanë rënë me rreth 5.8% në tre muajt e fundit.
Shtuar më 06/11/2010, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori