Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka folur nga Peshkopia për shpalljen “non grata”. Berisha ka thënë se është i pathyeshëm kur thuhen gjëra jo të vërteta për të.
His-lideri demokrat u shpreh gjithashtu se nuk i kërkon ndihmë njeriu, por i drejtohet direkt gjykatës.
“Nuk pranoj fajësi pa të vërtetë kurrë. Jam i pathyeshëm. Gabon kush mendon se unë do të pranoj diçka që nuk kam kryer. Mbetem besimtar i dinjitetin njerëzor. I them kryetarit mos u përziej. Unë nuk i kërkoj njeriu ndihmë edhe pse njoh këdo në shumë vende. Do shkoj vetëm në gjykatë. Nuk do të kenë asnjë fakt as edhe 100 vite. Erdhën e thanë ky s’duhet të futet në parlament. I them sa ky vend të jetë i pavarur kurrë nuk do të ndodhë që cilido qoftë në këtë botë të diktojë kush futet në parlament”, tha Berisha./albeu.com