Janullatos pëson atak në zemër, dërgohet me urgjencë në spítal

Kryepeshkopi Janullatos ka pësuar atak në zemër dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Agjensia e lajmeve kishtare Romfea.gr njoftoi se kryepeshkopi është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Romfea shënon se edhe pse deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Kryepeshkopata e Shqipërisë, të dhënat tona shënojnë se gjendja shëndetësore e z. Anastasios është e qëndrueshme.

Lutemi që mbi të gjitha të bëhet vullneti i Zotit. Lutemi që kryepeshkopi Anastasios të pendohet për mëkatet e tij, për rrëshqitjet e rrezikshme nga shërbesa kishtare dhe të kthehet në detyrë, në mënyrë që t’i rikthejë edhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë integritetin e rrëmbyer prej tij.

Zbatimi i projekteve të huaja politike me dëshira antishqiptare solli shkombëtarizimin e komunitetit ortodoks në Shqipëri, ndërsa privatizimi dhe personalizimi i KOASh-it u përshoqërua me një korrupsion të frikshëm në Kishë, me abuzime ekonomike dhe seksuale nga njerëzit më të afërt të Kryepeshkopit dhe me dijeninë e plotë të tij. Kisha na mëson se kurrë nuk është vonë për t’u penduar. Mëshiro, o Zot!”, thuhet në njoftim.

Mësohet se Kryepeshkopi Janullatos është shtruar tek spitali spitali Hygeia dhe gjendet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.


Shtuar 27.06.2020 17:12