Të varfër dhe të kredhur në borxhe: 6 nga 10 shqiptarë kanë kredi në banka (FOTO LAJM)

Shumica e shqiptarëve ndodhen në një situatë të vështirë ekonomike, ku mezi sigurojnë të ardhura për nevojat bazë. Për këtë arsye ata kanë kthyer sytë nga bankat dhe institucionet jo bankare, për të përmirësuar jetesën.

Sipas "Monitor", qarku me numrin më të madh të kredive të dhëna për individë është Tirana. Rreth 67.4% janë kredi hipotekare, gjë që vihet re edhe në rritjen e kërkesës për blerje banesash në Tiranë.

Pas Tiranës, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, renditen Durrësi, Vlora dhe Shkodra. Në gjysmën e parë të këtij viti, kredia për individë është e barabartë me 12.2 % të Prodhimit Kombëtar, ndërsa në tre vitet e fundit ka pasur luhatje.

Gjithashtu në vitet e fundit është shtuar dukuria e marrjes kredi në institucione jo bankare, ku kamatat janë tepër të larta dhe shkojnë deri në afro 100% për 2 vjet.
Shtuar më 31/08/2019, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori