Të kursesh pa fituar asgjë. A ka ndonjë rrugë tjetër?
Pëlqej
Mund të punosh tërë jetën dhe të mendosh se, duke i depozituar paratë në bankat tregtare të fitosh edhe prej tyre.

Kështu ka ndodhur deri në vitin 2012, kur shqiptarët, për 100 lekë kursime të depozituara, fitonin rreth 7 lekë.

Por tashmë kjo kohë ka kaluar. Sot në të gjitha bankat e nivelit të dytë, pra bankat tregtare, nuk mund të fitosh nga një llogari rrjedhëse vetëm 0,2 lekë në 100 lekë depozitë, nga llogaria nga 1 vjecare deri në pesë vjeçare, mund të fitosh respektivisht nga 0,8 lekë në 100 lekë deri në 6,6 lekë në 100 lekë të depozituara.

Ndiqni tabelën në vijim për të parë kontrtisht për të gjitha bankat tregtare të vendit se sa është norma e interesit të depozitave:

Pra, nëse do të vendosësh sot kursimet në një bankë, avantazhi më i madh që ke është se i ke të sigurta. Sa për interesat e depozitave, ato janë aq të ulëta, sa fitimi është i papërfillshëm. Në qershor 2016, depozitat me afat në lekë të individëve ishin 311 miliardë lekë, me një rënie prej 10% me bazë vjetore. Në vlerë absolute në një vit janë tërhequr nga bankat 250 milionë euro. Ulja e kthimit nga depozitat është arsyeja kryesore e mungesës së interesit të depozituesve për të lënë paratë në banka.

A ka një rrugë tjetër që shqiptarët të rritin fitimet e kursimeve të tyre?

Qeveria kërkon të blejë në datën 30 gusht nga qytetarët dhe institucionet shqiptare plot 15 miliardë lekë të vjetra.

A mundet t’ia shisni paratë tuaja qeverisë? Bëheni këtë duke marrë pjesë në ankandin e obligacioneve 7 vjeçare me kupon fiks. Do të përfitoni shumë më tepër se në bankat tregtare. Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e obligacioneve në Lekë është 5 milionë lekë të vjetra.

Individët pjesëmarrës në ankand duhet të kryejnë të gjitha veprimet (bankare, operacionale) në sportelet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare bankare.
Shtuar më 05/09/2017, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori