Të ardhurat e emigrantëve më të ultat e viteve të fundit
Pëlqej
ardhurat e emigrantëve për vitin 2010 pritet që të jenë më të ulëtat e viteve të fundit. E gjithë kjo situatë shpjegohet me faktin e krizës ekonomike botërore e cila ka prekur një sërë vendesh të Europës. Kjo ka ndikuar në uljen e të ardhurave që emigrantët shqiptarë sjellin në vendin e tyre.

Sipas raportit të Bankës Botërore vendi ynë edhe pse pati një ekonomi më të qëndryeshme përsëri kriza globale dha efektet e saj duke i ulur remitancat në nivelin e vitit 2005. Vetëm një vit më parë reminitancat e emigrantëve u ulën me rreth 1.31. miliardë dollarë një ulje që pritet që edhe për këtë vit të vazhdojë të jetë e konsiderueshme.

Në rapotin e Bankës Botërore gjithashtu bëhet e qartë se kriza ekonomike globale po jep në këtë mënyrë efektet e saj në në ekonominë tonë. Ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë në raportin e saj e ka pranuar se të ardhurat kanë pasur një tkurrje të konsiderueshme. Uljen e të ardhurave nga e emigrantët e pasqyron mjaft mirë edhe kursi i këmbimit valutor ku vihet re një shvlerësim i konsiderueshëm i monedhës tonë kombëtare kundrejt euross.

Euro prej disa javëve qëndron në kutën e 139 lekëve duke patur gjithmonë tendencë rritëse kundrejt lekut.Sipas specialistëve të ekonomisë kjo shpjegohet drejtpërdrejt me faktin e uljes së të ardhurave nga emigrantët. Pjesa më e madhe shqipatrëve jetojnë në vendet fqinje sic është Greqia apo Italia dhe vështirësitë ekonomike në këto vende sidomos në vendin Helen kanë dhënë ndikimet e tyre në remitanca.

E gjithë kjo situatë pritet që të pasqyrohet negativisht në ekonominë tonë pikërisht për faktin se remitancat zënë një përqindje të konsiderueshme tek të ardhurat e shqiptarëve.Fluksi i të ardhurave prej emigrantëve përcaktohet prej Bankës Botërore për vendet në zhvillim sic është edhe vendi ynë janë të një rëndësie jetike.
Shtuar më 14/11/2010, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori