TAP, prioritet në marrëdhëniet dy palëshe Greqi-Itali
Italia dhe Greqia e shndërrojnë projektin e Korridorit Jugor të Gazit, në prioritet të marrëdhënieve te tyre dypalëshe dhe Shqipëria, vendi ku gazsjellësi do kalojë mespërmes, cilësohet si partner i tretë.

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë, Dimitris Avramopulos dhe Giulio Terzi, kanë diskutuar në Romë për gazsjellësin, i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani, përmes Greqisë dhe Shqipërisë për në Itali. Ata kanë theksuar se ky projekt është një bashkëpunim strategjik dhe prioritet për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë, përfaqësues të së cilës nuk ishin në takim. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2012, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori