Në gjyq me Vera Grabockën? Bruno thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën (FOTO LAJM)

Prej ditësh në media bën bujë lajmi se producentja e njohur Vera Grabocka ka hedhur në gjyq Bruno Shemshon, konkurent i Për’puthen.

Sipas mediave rozë, Bruno Shemsho kishte nënshkruar një kontratë për t’u bërë pjesë e formatit të dashurisë “Love Story”.

Sipas këtyre zërave ai i është bashkuar “Për’puthen” duke “tradhëtuar” në këtë mënyrë kontratën me Vera Grabockën dhe për këtë aryse thuhet se ajo ka hedhur në gjyq konkurrentin.

Por si qëndron e vërteta?

Bruno i është përgjigjur në mesazhe duke e përgënjeshtruar lajmin dhe Olti ka bërë bisedën publike.

”Ti paskan dhënë infot gabim Olto”, – i shkruan Bruno, Oltit. Mesa duket, zërat që qarkulluan nuk janë aspak të vërtetë dhe Bruno nuk ka asnjë problem me Vera Grabockën apo stafin e “Love Story”. /albeu.com/