Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 308 raste të reja me Kovid-19 nga 2.643 testimet e bëra.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit tetë pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 246 të tjerë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 219.408, numri i pacientëve të shëruar në 205.946, i të vdekurve në 7.732, dhe momentalisht ka 5.730 raste aktive. /albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 14:39