Subvencionohen me tre milionë euro mbjelljet e vjeshtës
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndarë tre milionë euro për subvencionimin e mbjelljeve vjeshtore të grurit.

Sipas një komunikatë për mediat të kësaj ministrie thuhet se subvencionimi ka për qëllim uljen e kostos prodhuese dhe stimulimin e fermerëve për rritjen e sipërfaqes së tokave të punuara. Masa subvencionuese, krahas vitit të kaluar është rritur përreth 50% dhe tanimë kanë përfunduar edhe përgatitjet për realizimin e këtij projekti.

Kriteret që fermerët duhet t’i përmbushin janë përcaktuar në bashkëpunim me drejtoritë komunale për bujqësi dhe zhvillim rural, me shoqatat e prodhuesve të drithërave, si dhe me Federatën Sindikale të Bujqve të Kosovës”, shkruhet në komunikatë.

Kriteret për të përfituar bujqit janë: fermeri të jetë banor i përhershëm i Republikës së Kosovës, aplikacionet të tërhiqen nga zyret rajonale të MBPZHR-së, të posedohet fleta për sipërfaqen e tokës bujqësore të punueshme, sipërfaqet e pranueshme me mbjellje janë minimum dy hektarë, si dhe ngastrat e marrura me qira të tokës bujqësore për mbjellje të jenë minimum 1 ha i pandarë dhe të dokumentohen përmes kontratës së lidhur ndërmjet palëve.
Shtuar më 12/10/2010, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori