Milani nis bisedimet për transferimin e yllit të Tottenham

Padyshim, Serge Aurier ka qenë qendër të vëmendjes javët e fundit. Pasi zuri faqet e parë të shumë medieve, pas vdekjes së vëllait të tij gati dy javë më parë, ish-mbrojtësi i Paris Saint-Germain është edhe një herë në qendër të vëmendjes, por këtë herë në aspektin sportiv. Sipas asaj që raporton“Sky Sport Italia”, futbollisti nga Bregu i Fildishtë pëlqehet nga skuadra e Milanit.

Për më tepër që kontaktet e para tashmë kanë filluar. Mbërriti në Londër dy vjet më parë, mbrojtësi 27 vjeçar ka zhvilluar në total 58 paraqitje me fanellën e Spurs, ku ka shënuar 3 gola.


Shtuar 1.08.2020 20:28