Pipero: Mos hapni lokalet dhe shkuma party-t, do t’i rrezikoni të gjithë!

Sipas mjekut Pëllumb Pipero qeveria nuk duhet të hapë lokalet e natës dhe shkuma party-t në plazhe.

“Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma party-t, nuk do i këshilloja”, tha Pipero.

Mjeku siguroi prindërit të dërgojnë fëmijët në çerdhe pa asnjë problem sepse fëmijët nuk e përhapin virusin, mund ta marrin nga të rriturit por vetë nuk e përhapin.

“Kurse çerdhet dhe kopshtet do i siguroja unë prindërit se është e dokumentuar që fëmijët deri në 12 vjeç nuk e shpërndajnë koronavirusin. Ata vetëm mund ta marrin nga prindërit, por nuk e çojnë te prindërit.

Mjafton të respektojmë ato protokolle zyrtare. Edukatoret të kenë maska dhe të lajnë duart. Dorezat nuk i këshilloj fare unë. Edukatoret ndoshta duhet të kenë protokolle të veçanta, tju bëhet tampon ose tju matet temperatura…”, tha mjeku Pipero në “Open”.

Duke iu referuar plazhit, doktor Pëllumb Pipero tha se rëra dhe uji i detit janë pozitive, sepse luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin.

“Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin”– shpjegon Pipero.

Sipas këshillave të ekspertëve, gjatë ditëve që jeni në plazh është mirë që çdo ditë të bëni shëtitje përgjatë bregut, për të paktën 20 minuta dhe mundësisht në orët e para të mëngjesit ose mbazdite vonë, pasi në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes”. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 20:02