Sony me humbje të mëdha
Gjigandi aziatik i teknologjisë, Sony parashikon një humbje prej 1.2 miliard dollarësh. Shumë faktorë ekonomiko-politikë kanë ndikuar në një defiçit kaq të thellë për kompaninë lider në botë.

Monedha japoneze e fortë, përmbytjet e fundit në Tajlandë dhe rënia e fuqisë blerëse për televizorët janë arsyet kryesore. Por edhe sulmet e shpeshta të hakerave në internet.

Sony nuk është e vetmja kompani japoneze që pësoi humbje këtë vit. Edhe gjigandët e tjerë Honda, Panasonic dhe Nintendo kanë reklamuar humbje të mëdha, raporton agjensia ndërkombëtare e lajmeve Reuters. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori